Legjendari Mike Tyson po vazhdon përgatitjet për rikthimin e tij në ring. Kujtojmë që boksieri amerikan do të ndeshet në datën 28 nëntor kundër Roy Jones, por dalja e tij e fundit në media ka vënë në pikëpyetje gjendjen e tij shëndetësore.
54-vjeçari ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Britain” për të promovuar pikërisht ndeshjen e tij, por Mike u shfaq i përgjumur dhe kishte probleme me artikulimin e fjalëve. Megjithatë, ai i parapriu kritikave duke ia lënë fajin pagjumësisë për shkak të ndryshimit të orës mes Los Angeles dhe Londrës.
Hey mate @piersmorgan @GMB @susannareid100 and UK. I tried to stay up late for interview but fell asleep and like a lion I’m hard to wake once asleep. Training hard and going to bed early. I had no monitor so I couldn’t see you guys and forgot to look into camera.
— Mike Tyson (@MikeTyson) October 13, 2020
“U përpoqa të qëndroja zgjuar për intervistën, por më zuri gjumi. Dhe normalisht siç ndodh me një luan dhe unë e kam të vështirë të zgjohem. Po vazhdoj të stërvitem fort dhe bie në gjumë shumë herët. Nuk kisha një ekran pranë meje dhe nuk mund ta shikoja kamerën”, është reagimi i Tyson pas spekulimeve për gjendjen e tij jo të mirë fizike. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1315910493094191105