Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi i është rikthyer dashurisë së saj për radion me një emision të vetin të quajtur “Mariza Show”.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo foli për eksperiencë ndryshe në jetën e saj, duke e konsideruar veten me fat që në këtë periudhë pandemie i është dhënë kjo mundësi.
“Unë kam filluar të jem njëri i mëngjesit, nuk kam qenë kurrë kshtu, madje shoqëria më thërriste ‘koala’ se rrija me një vend. Me programin e ri në Radio Tirana nuk është edhe aq i tmerrshëm zgjimi i mëngjesit sa thoën.
Pjesa e karantinës më kapi me idenë se dua të bëj diçka. Unë jam këngëtare dhe artiste dhe imazhi duhet të flas diçka. Kam qenë gjithmonë e fokusuar te imazhi, prandaj prej vitesh kam ruajtur këtë.
Unë prej vitesh e kam dashur radion dhe radion nuk lidhet me imazhi. Kultura për të njohur gjëra të reja më ka bërë të krijojë edhe emisionin. ‘Mariza Shoë’ me të ftuar të ndryshëm, është një zgjedhje e imja. Ftoj një personazh dhe e intervistoj, më tepër te pjesa e aktivitetit të tyre, jo shumë te pjesa private se ne vdesim të dimë kë ke, kë s’ke.
Unë do ta konsideroja veten me fat se në këtë periudhë ku jemi në krizë, ndihem e bekuar për ktë mundësi që më është dhënë”, tha Mariza.
Më tej, këngëtarja ka folur edhe për muzikën që po realizohet në këto kohë, duke i konsideruar tekstet që promohen vulgare.
“Bëhen ca tekste vulgare dhe të vjen keq që një vend të vogël siç është Shqipëria t’i jepet prioritet teksteve që po rritet rinia, fëmijët. Në një vend që jemi të lirë të zgjedhim të bëjmë atë që duam, por duhet të dimë të promovojmë. Si është Andrea Boccelli që mbetet e tillë, apo Celine Dion apo edhe Sting. Duhet bërë një diferencë promovimi një këngë që dëgjohet në clube, nuk mund të dëgjohet në mëngjes”, shtoi Ikonomi. l.k/abcnews.al