17 ditë grevë urie, naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë, hyjnë më forcë në uzinë: Po tallen me ne

schedule10:08 - 14 Tetor, 2020

schedule 10:08 - 14 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit kanë hapur me forcë portën e Uzinës duke kaluar kordonin e sigurisë të krijuar nga policia private. Pasi kanë mundur të hyjnë me forcë, ata kanë ecur drejt godinës ku do të kërkojnë librezat e punës. Ndërkohë në hyrje të godinës janë vendosur efektivët që nuk lejojnë naftëtarët të futen në ambientet e brendshme.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj u shpreh se duhet një reagim një orë e më parë. Ai komentoi edhe deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha një ditë më parë se kjo është një marrëdhënie privati. Dautaj theksoi se qëllimi i kësaj revolte nuk ishte të merrnin rafinerinë por për të treguar se në godinë nuk ka asnjë pronar të privatit, ashtu sikurse orientohen nga strukturat shtetërore.

“Duhet të reagojnë një orë e më parë. Kjo është një tallje e madhe. E bëmë këtë veprim sot që të mos dalin më në media dhe të thonë privat privat. Ku është privati. Këta kanë marrë një urdhër për të mos i nxjerrë zbuluar. Këta thonë le të vdesin këta naftëtarë në grevë urie. Ndoshta do fillojmë të marrim menaxhimin e terrenit.

Personat e duhur t’i bëjnë thirrje shtetit të marrë në dorë rafinerinë. Kryeministri tha me ndihmën e zotit. Ne kemi 17 ditë në grevë urie këtu. Nuk është problem për të marrë rafinerinë. Ne donim të tregonim se këtu nuk ka pronar. Për të marrë rafinerinë mund ta marrim me një thirrje vijnë 800 naftëtarë. Kush do të na ndalojë ne, këta policët privatë?!”, tha Dautaj./mv. abcnews.al