Presidenti Ilir Meta ka rimarrë në zyrën e tij pikturën e Isa Boletinit të cilën e mbante në Kuvendin e Shqipërisë kur drejtonte këtë institucion. Pasi i ka nisur një kërkesë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ky i fundit e ka pranuar dhe kreu i shtetit e ka rimarrë pikturën tashmë në zyrën e tij në presidencë.
Meta thotë tashmë ndihet më i fortë dhe më i qetë pasi bashkë me Isa Boletinin ka edhe Ismail Qemalin, të cilin e quan babanë e Pavarësisë.
“Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë! Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.
Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin”, shkruan Meta./mv. abcnews.al