Sektori i turizmit në Europë kundër masave të marra nga qeveritë në kuadër të Covid-19

schedule08:34 - 14 Tetor, 2020

schedule 08:34 - 14 Tetor, 2020

Sektori turistik europian, i cili përfaqëson rreth 10 për qind të të ardhurave të Bashkimit Europian, është në alarm si pasojë e kufizimeve të reja, të vendosura në shumë vende pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Kryeministri francez Zhan Kasteks u takua me përfaqësuesit e sektorit turistik, tërësisht të gjunjëzuar aktualisht. Në këtë periudhë në resortet në mal zakonisht ka më shumë se 60 për qind prenotime ndërsa aktualisht janë më pak se 10 për qind. Ka hotele në mal që mendojnë të mos hapin më dyert dhe jo vetëm në zonat e vogla.

Pak para se Boris Jonhson të shpallte masat e reja, industria e mikpritjes britanike deklaroi se do të ndërmarrë veprime ligjore për të ndaluar rregullat e reja për mbylljen e rradhës së pub-eve, klubeve dhe lokaleve të tjera.

Sipas tyre nuk ka asnjë provë që këto subjekte të kenë kontribuar në përhapjen e Covid-19.

Në Portugali ka shumë rezorte në det të cilat janë të boshatisura prej kohësh dhe pse mund të lahesh deri në mes të muajit tetor. Përfaqësuesit e sektorit shprehen se do të ishte një katastrofë nëse vendi do të mbyllje sërish, dhe se situata duhet vlerësuar gradualisht.

Të shtunën e kaluar Portugalia shënoi 1.646 raste të reja me Covid-19, numrin më të lartë që nga fillimi i pandemisë, me një trend rritjeje që vazhdon prej javësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!