Kryemadhi: Donin të largonin Metën që të ndanin Kosovën dhe të bënin marrëveshjen e detit

schedule20:40 - 13 Tetor, 2020

schedule 20:40 - 13 Tetor, 2020

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në studion e ABC News me gazetarin Endri Xhafo u shpreh se presidenti Ilir Meta është nga të vetmit politikanë që deklaron çdo shpenzim.

Kryemadhi tha se të gjithë kanë kërkuar ta kapin Metën me shkelje ligji, por askush nuk ka mundur, ndërsa shprehet se ndryshimi i saj me Metën është se presidenti është më shumë politikan.

Monika Kryemadhi: Ilir Meta është i vetmi politikan sot që deklaron shpenzimet që nga fatura e energjisë, biletat e avionit, deri te sapuni i duarve dhe shishja e verës. Kanë kërkuar ta kapin Fatos Nano, Edi Rama, Lulzim Basha, kushdo, Ambasada amerikane, angleze, jo shteti amerikan, jo Britania e Madhe, dhe nuk kanë arritur. Qëllimi për të larguar Ilir Metën ishte për të ndarë Kosovën dhe për të bërë marrëveshjen me detin.

Ilir Meta siç ka emrin është edhe vetë, i lirë. Është i lirë nga Monika, nga fëmijët, nga prindërit e tij. Duke qenë i lirë nga njerëzit që do, Ilir Meta është i lirë nga kushdo. Ilir Meta garancinë për Reformën në Drejtësi e ka dhënë në Uashington dhe në Departamentin e Drejtësisë, nuk ja ka dhënë as Donald Lu-së, as Romana Vllahutinit as Yuri Kim as kujtdo tjetër. Reforma në Drejtësi nuk është për ambasadën amerikane që rregullon burrin e ndonjërës etj. Reforma në drejtësi është për ti dhënë shqiptarëve atë që i ka grabitur Edi Rama dhe politika.

Endri Xhafo: Habitem me ju politikanët se si funksiononi, ju thatë që Lulzim Basha e ka gjurmuar Ilir Metën dhe familjen e tij, ndërkohë që ju uleni në një tavolinë me të.

Monika Kryemadhi: Gjithmonë u dal borxhit disa politikanëve. Politika është instrument e cila u krijon shanse dhe mundësinë njerëzve për të garuar por kur marrëdhëniet njerëzore dhe morale kalojnë limitet njerëzore në mbijetesë atëherë unë jam shumë e rezervuar. Ilir Meta është më politikan se unë. Unë nuk bëj kompromis për fëmijët e mi dhe nuk bëj kompromis për të krijuar lumturinë time në kurriz të fatkeqësisë së të tjerëve. Monika Kryemadhi të gjithë ata persona që i kanë qëndruar besnikë Monika Kryemadhi nuk do i lëshojë kurrë. Lulzim Basha sjell një mentalitet të ri në Shqipëri, ai do të europianizojë jetën politike edhe partinë demokratike, e ka pak të vështirë por unë i uroj suksese sepse ne së bashku  me të, do të krijojmë votimin plebishitar kundër këtij sekti neveritës që ka  marrë peng dhe familjet e veta”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!