Te stadiumi Air Albania është hapur qendra e kreativitetit teknologjik “TUMO” që mirëpret pas shkolle fëmijët nga mosha 12-18 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të ushqejnë pasionin e tyre në 8 disiplina të ndryshme si Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling. Kryeministri Edi Rama u shpreh se rreth 1,000 fëmijë në muaj do të kenë mundësi të rrisin njohuritë e tyre dhe të bëhen fitues të bursave të ofruara nga Bashkia e Tiranës.
“U ndjeva në ngërç kur pashë moshën për të hyrë, Zaho është nën. Por më vjen mirë që një mijë fëmijë do të kenë mundësi të hyjnë në këtë botë magjike. Tumo është një strategji dhe një vizion, duke hapur këtë hapim një faqe tjetër në kapitujt për fëmijët, që duam ta shtojmë me faqe të tjera, që t’u japim më në fund, kopshtin zoologjik.
Dhe faktikisht puna ka qenë e vështirë dhe e komplikuar, por më në fund gjërat janë në drejtimin e duhur. Një teatër kukullash të denjë, dhe një teatër fëmijësh të denjë, një qytet fëmijësh në anën e bulevardit të ri, sikur e kemi vendosur me Lali Erin. Kështu të shtrihemi në qytete të tjera. duhet ta rrisim këtë dimension për fëmijë, ky është një gur që e ngre stekën shumë lart, por ne nuk trembemi nga sfidat.
Çfarë realisht duhet të bëjmë dhe si duhet t’ia dalim për të mos cenuar mendjen e bukur të fëmijëve, imagjinatën e tyre, të nesërmen e tyre duke ua bërë më lehtë, aksesin e pa kontrolluar dhe orientuar dhe paparashikueshëm në teknologji ka ardhur si një bekim nga zoti Tumo”.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka bërë batuta me drejtuesin e fondit shqiptaro-amerikan Majkëll Granof. “Unë e di se ç’heq me Majkëllin për t’i nxjerrë lekët, jo se nuk kanë, por vlera më e madhe e tyre është se kanë besim te mënyrë e të menduarit, nuk është gjithçka të kesh lekë, por mbi të gjitha idenë” tha ai./ db/Abcnews.al