Çuçi: Bujqësia në fokus, në 7 vite janë dyfishuar investimet

schedule13:39 - 13 Tetor, 2020

schedule 13:39 - 13 Tetor, 2020

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Bledi Çuçi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama ka bërë një panoramë të përgjithshme në lidhje me investimet e bëra në 7 vite qeverisje.

Çuçi në fjalën e tij ka theksuar se në këto 7 vite në bujqësi janë investuar 38.8 miliardë lekë, që krahasuar me vlerën që ka investuar qeveria paraardhëse thuajse është dyfishuar.

Në këto 7 vite qeverisje janë bërë shumë për sektorin e bujqësisë dhe përveç incentivave fiskale heqja e TVSH për imputet,dhe makineritë bujqësore dhe vendimi i fundit për të zhveshur naftën që do të përdorur në bujqësi dhe investimet kanë qenë të mëdha. Për ta vënë në një kontekst krahasues me qeverisjen paraardhëse vetëm fonde për bujqësinë janë 38.8 miliardë lekë kemi shpenzuar për investime në krahasim me qeverinë paraardhëse me një fond prej 21.5 miliardë lekë kemi shpenzuar dhe hedhur në bujqësi dyfishin e vlerës. Politika që ne kemi marrë në bujqësi shoqëruar edhe me investimet direkte kanë dhënë rezultatet konkrete ku më domëthënëse është rritja e produkteve bujqësore”, është shprehur Çuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!