Rashica nis të buzëqeshë, rikthehet në stërvitje me Werder Bremen

schedule10:57 - 13 Tetor, 2020

schedule 10:57 - 13 Tetor, 2020

Milot Rashica nuk e ndihmoi dot Kosovën në ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, për shkak të një dëmtimi në gju. Dëshira e tij ishte e madhe të luante, por nuk mund ta bënte diçka të tillë.

Për këtë ai sqaroi edhe tifozët dardanë, të cilët edhe akuzuan lojtarët e tyre për shkak të mungesës në përfaqësuese. Për Kosovën nuk është një moment i mirë, ndërkohë që edhe Rashica ka pasur problemet e tij.

Transferimi te Bayer Leverkusen i dështoi në momentet e fundit dhe do i duhet të qëndrojë të paktën deri në janar me Werder Bremen. Ditën e sotme fatmirësisht ai ka nisur stërvitjen me grupin dhe klubi gjerman e ka njoftuar diçka të tillë përmes kanaleve zyrtare të informimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!