Në datë 9 tetor, policia dhe prokuroria e Elbasanit arritën që të zbulonin njërin prej autorëve të vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës në Elbasan, i cili është Nuredin Dumani. Por si u zbulua?
Drejtori i departamentit të policisë kriminale, Tonin Vocaj rrëfeu se Dumani është zbuluar nga një gjurmë daktiloskopike.
“Ne kemi bërë të mundur që me prova shkencore të shkojmë në gjykatë dhe gjykata të miratojë masën arrest me burg lidhur me këtë subjekt të veprës penale.
Provat shkencore futen gjurmët daktiloskopike në rastin konkret, se kemi bërë të mundur, që të sigurojmë një gjurmë të autorit” tha ai. Nuredin Dumani dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale./ db/Abcnews.al