Basel nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë, pasi bleu nga Genk sulmuesin Edon Zhegrova, zviceranët ditën e sotme kanë zyrtarizuar edhe një tjetër afrim.
Bëhet fjalë për mesfushorin Pajtim Kasami. 28-vjeçari bëri një sezon shumë të mirë vjet me Sion dhe Basel ka menduar t’i ofrojë një marrëveshje që është pranuar nga shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës.
✍? Transfer News | We’re delighted to announce the signing of Pajtim Kasami! The 28-year-old joins us on a two-year deal! Welcome to Basel, Pajtim! #FCBasel1893 #zämmestark #SaliPajtim pic.twitter.com/PugenTPdFY
— FC Basel 1893 ?? (@FC_Basel_en) October 12, 2020
Kasami ka nënshkruar me Basel për dy vite dhe do të jetë shok skuadre me Taulant Xhakën, mesfushorin e kombëtares shqiptare. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe në Serie A, Premier League dhe në Superligën greke. /abcnews.al