Çifti i mrekullueshëm Merita Halili dhe Raif Hyseni këtë të hënë ishin në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi.
Rrëfime të pathëna deri tani, krijimet e lëna përgjysmë nga karantina dhe përfundimi i tyre vetëm para pak kohësh ishin në fokusin e kësaj interviste.
Ata janë çifti që të gjithë duan, e të gjithë e dinë që familja e tyre përbëhet nga vajzat. Ermali i bën një pyetje ngacmuese “se cilit I kishte mbetur peng që nuk e kishin një djalë”.

Sigurisht që të dy pohojnë se ishte një peng I Raifit. Personat që njohin muzikantin Raif Hyseni e dinë që humori është pjesë e bisedës me të.
Ndërsa pohon se e dëshironte një djalë, shtoi me shaka se: “Nëse dashurohet herë tjetër, por jo me Meritën”. Merita reagoi direkt me shaka duke thënë: E tmerrshme!
Të qeshurat pushtuan studion, ndërsa biseda u ndal edhe tek albumi shumë gjuhësh realizuar nga Raif Hyseni, punët e shtëpisë që bënte gjithësecili apo tek jeta e tyre në Akademi.
Mos humbisni intervistën në Youtube.

