Moti i keq ka përfshirë Italinë. Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar shumë përmbytje veçanërisht në Salento. Rrugët janë shndërruar në lumenj duke bllokuar makinat dhe duke shkaktuar përmbytje të shumta të nënkalimeve, raporton fanpage.it
Reshje të shumta ka pasur edhe në zonën e Leçes, megjithatë, stuhi më me intensitet të fortë janë regjistruar në të gjithë Salenton, duke shqetësuar banorët, madje në disa raste është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mbrojtja civile.
Janë raportuaR gjithashtu përmbytje në Parabita, Matino, Taviano dhe Gallipoli, ku shiu ka shkaktuar probleme edhe në ambientet e një spitali. Në një kohë shumë të shkurtër, shiu i ka bërë rrugët të pakalueshme.
Në disa vende të qytetit, niveli i shiut ka arritur deri në një metër, ndërsa një grua në Casarano arriti të shpëtonte nga vërshimi i madh i shirave.
Ministria ka paralajmëruar qytetarët se moti i keq pritet të vazhdojë./abcnews.al