Suksesi i ‘shqiponjave’ nuk ka të ndalur, stilistja shqiptare vesh Cardi B

schedule10:00 - 12 Tetor, 2020

schedule 10:00 - 12 Tetor, 2020

Reperja e njohur ndërkombëtare, Cardi B ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të këtë fundjavë.

Ajo ka zgjedhur të veshë një fustan nga koleksioni i stilistets shqiptare Lena Berisha. Ky fustan është pjesë e koleksionit të fundit, i cila u prezantua nga Oriola Marashi.

https://www.instagram.com/p/CGONAKQg-8H/

Ka qenë kjo e fundit, që ka publikuar pamjet e Cardit, duke treguar krenarinë për punën e stilistes.

Kujtojmë që fundmi reperja  kërkoi t’i japë fund martesës tre vjeçare me bashkëshortin Offset. Reperja foli për herë të parë për këtë çështje pak ditë më pas, duke u shprehur se nuk ndihet e lënduar se po i jep fund marrëdhënies me partnerin. Por duket se gjërat mes tyre janë rregulluar pasi disa video i kanë treguar duke u puthur e përqafuar. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!