Akuzat dhe denoncimet nga opozita në drejtim të qeverisë dhe veçanërisht kundër kryeministrit Edi Rama për rindërtimin kanë qenë të shumta. Por, kreu i qeverisë ka publikuar një video nga procesi i rindërtimit në Shijak, ndërsa jep edhe disa shifra, të cilat i shoqëron me një shprehje popullore me të cilën u përgjigjet rivalëve politikë.
“Rindërtimi vazhdon. Shijak, 577 banesa të reja dita ditës po marrin formë për familjet që do të rifuten në shtëpi e që s’kanë krahasim me ato që humbën nëntorin e shkuar. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara” shkruan ai. db/ Abcnews.al