Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është folur shpesh për një transferim në radhët e Real Madrid. Madje ishte vetë lojtari që konfirmoi dëshirën për një kalim në Madrid, por diçka e tillë nuk ndodhi as këtë verë.
Ka qenë trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ai që ka folur tashmë për francezin. “E kam thënë edhe më parë se Paul është një lojtar shumë i mirë, por këtë mund ta them edhe për lojtarë të tjerë. Mua më pëlqen ai ama asgjë më shumë.
Nëse do të më pyesni për Pogban mund të them vetëm fjalë të mira, por ai luan për Manchester United. Në fund të sezonit ne do të shikojmë se kë lojtar mund të blejmë. Reali deri më tani nuk e ka në plan afrimin e Pogbas, por gjithçka mbetet për tu parë,” mbyll tekniku francez. /abcnews.al