Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pa ujë mes burimeve, qytetarët e Libohovës furnizohen me ujë 1 orë në ditë

schedule14:04 - 11 Tetor, 2020

schedule 14:04 - 11 Tetor, 2020

Megjithëse është e njohura për pasuritë e jashtëzakonshme ujore, në disa lagje të Libohovës uji vjen me orar.

Banorët furnizohen vetëm një herë në ditë 30 min deri në 1 orë. Janë ankuar por askush nuk u ka dhënë një përgjigje, kur ky problem do të marrë zgjidhje.

Një banore e zonës thekson se ato furnizohen me ujë vetëm 20 minuta në ditë.

Në këtë lagje kemi ujë vetëm çerek ore ose 20 minuta”, thekson një tjetër banor.

Shqetësimi I banorëve pranohet edhe nga Kryetarja e bashkisë së Libohovë Luiza Mandi.

Furnizimi me ujë të pishëm është bërë me orare të kufizuara, në qytet uji është 24 orë ndërsa në disa lagje të sipërme furnizimi me ujë është me orar. Problemi më i madh në këto lagje nuk është vetëm furnizimi por dhe ndërhyrjet që bëhen nga qytetarët në rrjetin ujësjellës”, ka thënë ajo.

Sipas Mandit ky problem vjen si pasojë e rrjetit të vjetër të ujësjellesit që furnizon me ujë zonat e sipërme. Punimet për ujësjellësin e ri pritet të përfundojnë brenda 18 muajve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!