Riktheu librin 57 vite me vonesë në Bibliotekë, lexuesi i “shpëton” ndëshkimit

schedule11:39 - 11 Tetor, 2020

schedule 11:39 - 11 Tetor, 2020

Punonjësit e Bibliotekës Qendrore Middlesbrough mbetën të habitur, pasi një lexues ka kthyer një libër pas afro 60 vitesh. Kopja e pacenuar e antologjisë së poezisë së Geoffrey Faber-it “The Buried Stream” që supozohej të dërgohej në Bibliotekë në dhjetor të 1962, është dorëzuar këtë javë.

Mungesa e gjatë mund të kishte sjellë që huamarrësi të përballej me një gjobë bibliotekare prej më shumë se 500 £. Por, zëdhënësi i Këshillit të Middlesbrough, David Harrington tha se gjoba dhe akuzat janë pezulluar gjatë pandemisë dhe nuk do të ketë “asnjë pyetje”.

Harrington tha se ata ishin “me të vërtetë mirënjohës ndaj personit anonim i cili e ktheu këtë libër pasi do të shtohet përsëri në stokun tonë dhe do të vendoset në Bibliotekën e Referencës që brezat e ardhshëm ta shijojnë”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!