Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh të koduar nga qyteti i Shkodër duke u ndalur tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut”. Meta thotë se populli i Shkodër dhe ai shqiptar nuk do t’i harrojnë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë të cilët sakrifikuan për Shqipërinë.
Ai shprehet se “tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane”
“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut. Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike.
Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan Meta./mv. abcnews.al

