Pak kohë më parë, Bebe Rexha konfirmoi lidhjen e re të dashurisë. Këngëtarja shqiptare publikoi një fotografi krah partnerit, por duke u kujdesur për të mos i zbuluar identitetin. Megjithatë, mediat e huaja zbuluan menjëherë se partneri i saj është kinematografi Keyan Safyari.
Pak ditë më parë ai festoi ditëlindjen dhe sipas mediave të huaja ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari. Ndërkohë, së fundmi në një intervistë për “Entertainment Tonight” Bebe ka folur për herë të parë rreth tij. Këngëtarja është shprehur se ai është një njeri i veçantë dhe ndjen se është i duhuri për të.

Duket se gjërat mes dyshes janë serioze, pasi ajo e ka prezantuar dhe me familjen. “Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri të mrekullueshëm në jetën time. Jam shumë mirënjohëse dhe thjesht po shijoj jetën time.”, tha Bebe për ET.
“Është një njeri i mirë. Ky djalë është i veçantë, ai kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm, dhe më bën të lumtur! Thjesht ndihem mirë.”, shtoi më tej artistja shqiptare. xh.d/abcnews.al

