Legjenda e Real Madrid, Iker Casillas, është rikthyer të flasë dhe një herë për Jose Mourinhon. Të gjithë e dimë për marrëdhënien e tyre jo të mirë gjatë kohës kur portugezi drejtonte madrilenët, çka solli dhe largimin e portierit nga ekipi i tij i zemrës.
“Shumë njerëz nuk e dinë, por Mourinho ishte një nga të parët që më telefonoi pas atakut që pësova në zemër. Ai më pyeti se si isha dhe a ndihesha më mirë,” zbulon spanjolli për “ESPN”.
“Ajo që kalova më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Të gjithë ne duhet t’i vlerësojmë gjërat e vogla në jetë. Unë jam një person shumë me fat, ndihem i priviligjuar që mu dha dhe një mundësi tjetër,” mbyll Casillas, i cili kaloi plot 16 vite tek Real Madrid. /abcnews.al