Trump debaton me Macron, ambasadori i tij me gjysmën e Gjermanisë

schedule14:39 - 5 Qershor, 2018

schedule 14:39 - 5 Qershor, 2018

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të ndryshme të Europës janë gjithnjë e më të komplikuara, dhe fjala kyçe përë këtë është presidenti Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka qenë i ashpër në bisedën telefonike me homologun francez Macron, kur ky i fundit e kritikoi për tarifat e reja të çelikut dhe aluminit. Ndërkohë në Gjermani ai që ka shkaktuar shumë polemika është ambasadori amerikan i cili premton të mbështesë fuqizimin e konservatorëve në të gjithë Europën.

Ideja fillestare ishte ajo e një shkëmbimi mendimesh për tarifën e çelikut dhe emigrantët, por tonet janë ashpërsuar ndjeshëm dhe biseda telefonike mes presidentit francez Emanuel Macron dhe atij amerikan Donald Trump, u bë thjesht e tmerrshme. Një lajm ky i konfirmuar nga CNN, që citon dy burime pranë kreut të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilëve biseda mes dy liderëve të enjten e kaluar u përkeqësua pas kritikave të presidentit francez që nuk u pritën aspak mirë nga homologu amerikan. CNN në raportimin e tij thekson se Macron u përpoq të shprehte mendimin e tij, por duke harruar që Trump nuk i pëlqen të kritikohet në këtë mënyrë. Pak para telefonatës, ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan tarifat mbi hekurin dhe aluminin dhe për vendet aleate, presidenca franceze publikoi një deklaratë për shtyp ku Makron kritikonte vemdimin e Uashington si të paligjshëm dhe të gabuar duke ç’ekuilibruar në mënyrën më të keqe marrëdhëniet mes vendeve për hir të nacionalizmit ekonomik. Makron theksoi se do i thoshte të njëjtat fjalë dhe homologut të tij amerikan, fjalë që nuk u pritën aspak mirë nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë

Por dhe në Gjermani qëndrimet e presidentit amerikan kanë shkaktuar protesta këtë herë për faj të ambasadorit të ri amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili në një intervistë për një media konservatore amerikane u shpreh se do të mbështeste konservatorët të stilit Trump në të gjithë Europën: dëshiroj absolutisht të përforcoj pushtetin e konservatorëve në të gjithë Europën me liderët e tjerë.

Sipas mediave gjermane kjo nuk është hera e parë që Grenell shkakton polemika në Gjermani, por nuk është as arsyeja e vetme që marërdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë nuk janë aspak të mira. Por vetëm një muaj pas marrjes së këtij posti në Berlin, deklaratat e tij të fundit kanë bërë që të jenë të shumtë ata që duan dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Një zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel u shpreh se Berlini zyrtar ka kërkuar që ambasadori amerikan të qartësojë këto deklarata. Ndërsa Grenell është përpjekur të qetësojë situatën me anë të një postimi në Tuiter ku shkruante se ishte një absurditet të mendohej se deklarata e tij i referohej partive të vecanta në Europë, pasi në të vërtetë po I referohej vetëm një rizgjimi tëmazhorancës së heshtur, ashtu si ndodhi me Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!