Berisha: Presidenti i PPE  Joseph Daul kërkon largimin e Fatmir Xhafajt

schedule13:04 - 5 Qershor, 2018

schedule 13:04 - 5 Qershor, 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social facebook, shkruan se gjatë asamblesë politike të Partive Popullore Europiane në Varshavë, ku është diskutuar rreth shtetit ligjor dhe rëndësisë së konsolidimit të demokracisë, presidenti i grupimit të partive të djathta europiane, Joseph Daul ka kërkuar largimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Berisha shkruan se Daul ka deklaruar, se po ndjekin nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së ministrit të punëve të brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit – vijon citimin e presidentit të PPE-së – nuk shoh si mund të ketë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave, ndaj duhet të shohim nëse ka ndryshime, deri në samitin e ardhshëm.

Për këtë arsye, thekson ish kryeministri Berisha, largimi i minsitrit Xhafaj është rruga e vetme për të ecur drejt Bashkimit Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!