Shumë persona mbi 40 vjeç, fillojnë të shqetësohen për moshën e tyre. Sidoqoftë, të 40-tat janë një periudhë kreative për njeriun dhe shumë e pjekur. Dhe ai mund ta shijojë jetën ashtu si në dekadat e mëparshme.
E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale madje edhe për çiftet që janë të martuar prej vitesh.
Tre këshilla të dobishme nga ekspertë për të shijuar seksin pas të 40-tave
1.Përdorni imagjinatën
Mërzia “vret” një marrëdhënie në çfarë do lloj moshe. Përdorni imagjinatën në marrëdhënien tuaj, siç keni vepruar kur ishit më të rinj. Provoni gjëra të reja me partnerin tuaj.
“Seksi është si ushqimi. “A mund të hani të njëjtën gjë çdo ditë?” Thotë Lou Paget, seksiologu dhe autor i librit The Great Lover Playbook, në Considerable.
2.Qeshni
E qeshura është një afrodiziak i përkryer. Edhe nëse gjatë aktit seksual ju ndodhin gjëra të ndryshme, siç janë ngërçet, mos u zhgënjeni. Kalojeni situatën duke qeshur, argëtohuni, kjo gjë do t’ju afrojë edhe më shumë me partnerin.
3.Pranoni se trupi juaj ndryshon
Kur keni kohë së bashku, e dini shumë mirë çfarë dëshiron partneri. Por ndërsa trupat ndryshojnë, ndryshojnë edhe preferencat në marrëdhëniet seksuale. Përshtatuni me ndryshimet dhe nevojat e reja që kanë lindur. Çiftet duhet të zbulonjnë kënaqësitë e reja dhe t’i provojnë./abcnews.al