Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme përplasi me automjetin e tij dy këmbësore.
Ngjarja ndodhur në bulevardin Vlorës. Në pranga ka rënë F.Z., 21 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi më datë 09.10.2020, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin F.Z., 21 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi më datë 09.10.2020, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.M., 19 vjeç, banues në Ksamil Sarandë, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Sarandë – “Ura e Gajdarit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e markës “Dajang”, pa targë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.