Robin Krasniqi do të tentojë të shpallet kampion bote në boks ditën e nesërme. 33-vjeçari shqiptar i lindur në Junik, do të sfidojë Dominic Boesel në ” GETEC Arena” të Magdeburgut, duel që nis në orën 17:00 të ditës së shtunë.
Kjo finale zhvillohet për titullin kampion botë në kategorinë WBA. Dy boksierët janë peshuar ditën e sotme, duke bërë matjet zyrtare. Kjo është hera e tretë që Krasniqi duelon për titullin kampion bote.
Weigh in done in Magdeburg:
Dominic Boesel?? 174.6 lbs
Robin Krasniqi ?? 174.3 lbs
WBA Light Heavyweight Interim Championship ? ?
Are you ready?#Boxing #Boxeo #WBA #WBABoxing #BoeselKrasniqi pic.twitter.com/bKk9eIEzEc
— WBA Boxing (@WBABoxing) October 9, 2020
Një sfidë shumë e rëndësishme për “luftëtarin” shqiptar, teksa kundërshtari i tij, kampion në fuqi në WBA dhe NBO, e ka për herë të parë mbrojtjen e titullit botëror. /abcnews.al