Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogun në Bruksel do ta dërgojnë përpara vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, ndërsa ka siguruar se nuk do të shkojnë atje me 10 burra.
Këtë deklaratë Hoti i bëri në seancën e Kuvenditt ku po raporton për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.
Ai iu përgjigj deputetit të PDK-së, Bedri Hamzës i cili tha se në dialogun me Serbinë duhet të ndërrohet kursi, ku duhet të shkohet për marrëveshje finale, pasi çdo takim tjetër ka mundësi për kompromis dhe kompromiset mund të jetë të dhimbshme.
“Kërkesa e jonë është që të shkohet në dialog për marrëveshje finale, njohje reciproke, ulëse në organizatën e kombeve të bashkuara dhe hapja e rrugës në integrime euroatlantike“, tha ai.