“Dëgjova njërin që bërtiti”! Rama ironi me Metën: Iliri ishte? Më prit se do të vij! Luli gjumë

schedule16:40 - 9 Tetor, 2020

schedule 16:40 - 9 Tetor, 2020

Në fjalën e tij përpara asamblesë, kreu i PS-së Edi Rama nuk i ka kursyer “thumbat” dhe ironinë për Presidentin Ilir Meta me të cilin debatoi sot në distancë. Teksa po fliste te amfiteatri i Liqenit dhe dëgjoi një person që bërtiti disa metra më tej, me ironi Rama pyeti “Iliri ishte?” “Dëgjova njërin që bërtiti andej. Ilir prit se nuk të ka ardhur radha akoma, do të vij. Nuk ka më keq sesa kur shokët i jepen alkoolit”.

Po ashtu gjatë fjalës një grua ndërhyri dhe reagimi i kryeministrit ishte “Cfarë do? Të flasësh? Po të mbaroj fjalën unë njëherë, u kemi fjalën, të gjitha të drejtat por jo të na e këpusni në mes fjalën”. Nuk mungoi sulmoi edhe për Lulzim Bashën. “Luli është çun shumë i mirë, po a ka një shqiptar që të ketë një hall natën dhe të marrë në telefon Lulin? Unë nuk e besoj, edhe të afërmit thonë mos harxho kohë ti biesh telefonit se është ora e gjumit” tha ai.

Lexo edhe: Rama ironi me opozitën: Mos paguani taksa, Basha do pastrojë qytetin me fshesën e Monikës!

Për problemet, Rama thotë se është i ndërgjegjshëm dhe i rendit. “Ka probleme me padrejtësinë mbi biznesin, të vogël dhe të madh, pasi sistemi ynë i kontrollit nuk është në lartësinë e dinjitetit që ne duam për këtë vend dhe shtet, patjetër ka akoma mësuese që nuk arrijnë dot në rast se janë në atë kuotën e vogël, por cfarë rëndësie ka, të atyre që merren me kontratë, apo merren si zëvendësues, apo infermierë që nuk i rrinë mbi kokë cdo njeriu në fshatra mbi kokë dhe nuk shkojnë cdo ditë në punë. Patjetër ka akoma probleme me mjekë që marrin lekë”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!