Sipas një sondazhi të Euronews , fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar janë më të shkëputur se kurrë nga njohuritë se nga vjen ushqimi i tyre.
Të paktën një e katërta e fëmijëve të moshës 6 deri në 11 vjec mendojnë se zebrat, pinguinët, xhirafat, tigrat dhe elefantët mund të gjenden në fermat britanike. Rreth 10 për qind e tyre nuk kanë qenë asnjëherë në një fermë dhe i njëjti numër fëmijësh mendojnë se karrotat vijnë direkt nga marketi dhe jo nga toka. Më shumë se një e pesta e të pyeturve nuk e dinë se ëfarë do të thotë “të korrura”.
Tradicionalisht në Britaninë e Madhe fëmijët marrin pjesë në një festë të korrurash në vjeshtë ku supozohet që atyre t’u mësohet orgijina e ushqimit të tyre. Kjo traditë nis që në periudhën viktoriane, që daton dhe festivali më i hershëm i këtij tipi i regjistruar ndonjëherë, në vitin 1843.
Gjithsesi këtë vit, si pasojë e Covid-19, fëmijët do të humbasin një mundësi për të mësuar më shumë rreth natyrës që prodhon ushqimin e tyre. Për këtë arsye për herë të parë ky festival do të organizohet online./abcnews.al