Tendenca më e fundit e modës është padyshim “xhaketa-këmishë”, një përzierje e të dyjave. Është pikërisht mes këmishës dhe xhaketës, një veshje që duhet ta keni me patjetër në garderobën tuaj, kryesisht gjatë kësaj periudhe, kur në është më aq nxehtë si më parë, por ende nuk është shumë ftohtë.
Me pak fjalë, është koha e përkryer për ta veshur atë. Mund t’ju vijë në ndihmë gjithashtu gjatë dimrit, nëse e kombinoni me një pallto të gjerë. Një ngjyrëshe, me printime, kamosh apo lëkurë nuk ka rëndësi, mund të kombinohet lehtësisht dhe mbi të gjitha bën të dukeni me më shumë stil. xh.d/abcnews.al