Nevil Dede ka debatuar me Arb Laçin sa i takon temës së momentit, largimit të këtij të fundit nga roli i drejtorit sportiv nga Tirana. Fillimisht, foli Dede.
“Ka gjithmonë një herë të parë. Edhe unë, lashë sportin dhe u bëra trajner. Të gjitha thanë: Ouu trajner. (Ndërhyn Starova: Kush tha Ouu?), ndërsa Dede vazhdon: Kur nis një karrierë të re, rritesh dhe arrin të jesh i suksesshëm, siç ishte Arbi (Laçi).
I kam thënë Arbit që 2-3 javë do të zgjasë dasma dhe do të riktheni të vuani. Doja të pyesja, nëse e dije ti merkaton e Tiranës. Kjo është pyetja, prandaj dua t’i drejtohem Arbit”.
Laçi, për pyetjen e Dedes, u shpreh: “Unë do të doja shumë që një skuadër fituese të mos ndryshojë, duke përfshirë dhe trajnerin. Vetëm unë zgjodha të largohesha, për shkak të strukturës që u krijua, dhe për shkak të disa problematikave të mbajtura nga viti i kaluar.
Kështu që, unë mendoj se nuk mund të zgjaste dhe zgjodha të largohesha, pavarësisht se kishim rënë dakord për të vijuar bashkëpunimin edhe për një vit, ndoshta edhe me gjatë, duke i kërkuar të mos bëhej me dublant ky pozicion. Kjo gjë nuk u realizua dhe me respekt vendosa të largohem./abcnews.al