Abc News zbardh detaje të reja nga grupi hetimor lidhur me hetimet mbi vrasjen e dy të rinjve në Malësi të Madhe, Vilson Çutajt dhje Klement Pepajt.
Një burim i tha gazetarit të Abc News Simon Shkreli se trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt u gjetën në një largësi rreth dy metra nga njëri tjetri.
Po sipas të njëjtit burim, trupat e dy të rinjve kishin filluar të dekompozoheshin si shkak i kohës së gjatë prej 5 ditësh nga momenti i vrasjes.
Gjithashtu, Abc News mëson se policia ka djegur edhe parcelën e kanabisit ku pas evidentimit ishin 30 rrënjë kanabis prej të cilave kanë djegur 20, ndërsa 10 janë marrë si provë materiale nga grupi hetimor.
Shkak i konfliktit mes të rinjve ishte zhdukja e një sasie prej 50 kg kanabis, për të cilën Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, akuzuan Danjel Pepajn, i cili i ekzekutoi me kallashnikov rreth 250 metra larg parcelës me kanabis./ db/Abcnews.al