Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy të rinjve në Malësi te Madhe, Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj është shoqëruar në policinë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Pepaj ndodhet prej disa orësh në policinë e Shkodrës. Ai është ndaluar në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes, ku pritet të rrëfejë gjithçka që di për ngjarjen.
LEXO EDHE: Vrasja e dy të rinjve për 50 kanabis, pamje nga aksioni i Forcave Speciale për gjetjen e trupave
Mësohet se ai është shoqëruar dy herë në polici, pasi më herët gjatë ditës së sotme Pepaj ka shoqëruar policinë për t’i ndihmuar në gjetjen e trupave dhe i çoi ata në zonën e parcelave me kanabis.
Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë mesditën e sotme në një zonë të pyllëzuar të Rrencit, që ndodhet rreth 3 orë në këmbë nga fshati Vrith, në Malësi të Madhe. Dy trupat u gjetën disa metra larg njëri-tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov. g.v/abcnews.al