Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Nëse ka vdekur të paktën të kemi kufomën”! Ambulanca sjell trupat, hapen dyert e mortit

schedule20:09 - 8 Tetor, 2020

schedule 20:09 - 8 Tetor, 2020

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme trupat e dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u transportuan nga zona e pyllëzuar në malësinë e Rrencit, ku u vranë në morgun e spitalit të Shkodrës për autopsinë mjeko ligjore.

Abc News solli nga momenti kur efektivët e policisë zbarkuan në malësinë e Rrencit për kërkimet, gjetjen e trupit dhe transportimin e tyre me ambulancë në morg.



“Nëse ka vdekur të paktën të kemi kufomën” u shpreh babai i Klementit dy ditë më parë, ndërsa tashmë ka hapur dyert e mortit, po ashtu edhe familja e Vilson Çutajt.

Ndërkohë që efektivët vijojnë kërkimet në zonë për të gjetur armën e krimit, teksa parcela me kanabis u zbulua, por për këtë më parë u desh humbja e dy jetëve.  Në kërkim vijon që të jetë Danjel Pepaj, i cili dyshohet se u arratis në Malin e Zi. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!