Policia Britanike ka vënë në pranga një 37 vjeçar shqiptar, i akuzuar i përfshirë në jë grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kulmi” është bërë i mundur arrestimi në Lodër i shqiptarit dhe ekstradimi i tij drejt Italisë.
Shqiptari ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. 37 vjeçari me iniciale H.E, u arrestua në aeroportin “Heathroë” të Londrës më 3 shtator të këtij viti. Pasditen e sotme, shqiptari mbërriti në aeroportin Fiumicino.
Kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në “Instagram”, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohej një vajze inekzistente shqiptare.
Arrestimi ishte gjithashtu i mundur falë aktivizimit të rrjetit evropian kushtuar kërkimit dhe kapjes së të arratisurve ndërkombëtarë (ENFAST), në të cilin Italia merr pjesë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor./abcnews.al