Ralf Rangnick “në modë” në Itali, klubi i njohur tenton “profesorin”

schedule16:42 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:42 - 8 Tetor, 2020

Ralf Rangnick ishte shumë afër uljes në stolin e Milanit, por drejtuesit e klubit italian vendosën në fund t’i besonin Stefano Piolit dhe të vazhdonin me të.

“Profesori” gjerman njihet për punën e mirë që bën me lojtarët e rinj, rritjen dhe përmirësimin e tyre, dhe stilin e veçantë të futbollit që aplikon.

Emri i tij lidhet sërish me Serie A, aty ku pëlqehet shumë nga Roma, ekipi ku luan Kumbulla. Presidenti Friedkin ka mbetur i magjepsur nga personaliteti dhe karizma e 62-vjeçarit.

Il Messaggero raporton se klubi kryeqytetas është gati t’i ofrojë Rangnick postin e drejtorit sportiv, por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe trajner në të njëjtën kohë.

Një farë menaxheri i stilit anglez, me gjermanin që do të kontrollonte gjithçka, pasi do të merrej vetë edhe me merkaton përveç rolit të trajnerit. /abcnews.al