Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shpërthim” i rasteve të reja me koronavirus në Kroaci

schedule16:32 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:32 - 8 Tetor, 2020

Kroacia në 24 orët e fundit që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore me Covid.

Mediat bëjnë me dije se në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 542 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2.

Ndërkohë deri më tani numri i rasteve  aktive në Kroaci sot është një total prej 2206. Midis tyre, 361 pacientë janë në spital, nga të cilët 27 janë në një aparat respirator.



Sipas të dhënave të fundit ka një të vdekur i cili vdiq në spital.

Që nga 25 shkurti i këtij viti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 18,989 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 310 kanë vdekur. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!