Ibra sërish pozitiv, në rrezik prania në derbi. Pioli rikuperon kapitenin

schedule16:27 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:27 - 8 Tetor, 2020

Ditë tamponësh te Milani dhe sapo kanë dalë përgjigjet e testeve. Zlatan Ibrahimivoc rezultoi pozitiv në datë 24 shtator dhe qëndron në karantinë prej atij momenti.

Lideri i kuqezinjve ka dalë përsëri pozitiv, kështu që duhet të “luftojë” ende për të mposhtur koronavirusin. Pozitiv sërish edhe Leo Duarte, qendërmbrojtësi brazilian.

Të gjithë lojtarët e tjerë (përveç atyre që janë larguar drejt kombëtareve respektive) kanë rezultuar negativë. Milani do të sfidojë Interin në derbin e 17 tetorit dhe aktivizimi i Ibrahimovic është në rrezik të madh.

Lajmi i mirë vjen nga Alessio Romagnoli. Kapiteni ka lënë as problemet fizike dhe do të jetë i gatshëm për derbin, teksa stafi mjekësor po punon edhe në lidhje me rikuperimin e Ante Rebic, për të cilin ka optimizëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!