Ekspertët për rritjen ekonomike: Qeveria duhet të hartojë një paketë të tretë ekonomike

schedule16:23 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:23 - 8 Tetor, 2020

Nga Erblina Mile

Ekspertët e ekonomisë japin alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare pas rishikimit në ulje të rritjes ekonomike nga institucionet ndërkombëtare financiare e sidomos parashikimit për rritje të varfërisë.

Zef Preci sugjeron që të merren masa të menjëhershme për të ndihmuar rreth 40 % të popullsisë e cila nuk përfitoi nga paga e luftës dhe rezulton se jeton nën minimumin jetik.

Lënia jashtë e të ashtuquajturve pagat e luftës apo mbështetje e biznesit rreth 40% e popullsisë që vijon të jetë në sektorin informal ka dhënë një efekt tejet të dukshëm në rënien shumë shpejt përtej parashikimeve  të konsumit dhe e ka bërë komplet të pa efekshme. ndërhyrjen”, është shprehur ai.

Ndërkohë eksperti Arben Malaj sugjeron hartimin e një pakete të tretë e cila duhet të ketë në fokus sidomos shtresat në nevojë.

“Detyrim moral dhe ligjor që çdo i papunë i  ri që mund të dalë dalë nga sezoni turistik dhe çdo individ që sipas BB  që do zbres në nivelin e varfërisë të asistohet nga qeveria me instrumenta të menjëhershme pra pagesë të menjëhershme financiare pastaj  do të kemi investime në tregun e punës për të ulur numrin e të papunëve”, ka thënë Malaj.

Zef Preçi shprehet se  qeveria  tashmë ka nisur premtimet elektorale me rritje pagash të pastudiuara duke lënë në harresë rimëkëmbjen e ekonomisë.

 “Drejt atyre sektorëve  që mbështesin prodhimin vendas që kanë të bëjnë me rritjen eksportuese të ekonomisë sonë kombëtare, që ka të bëjë me futjen në qarkullim të potencialeve që ka vendi  dhe të heqë dorë nga manovra elektorale sic është rritja e paargumentuar e pagave apo premtimet që janë të pambështetura dhe  realisht rrezikojnë që borxhi publik ti afrohet 100%  e të krijohet një situatë e pamenaxhueshme për këdo që do qeverisë në vitin 2021”, ka thënë ndër të tjera ai.

Afrimi i fushatës elektorale  sipas vlerësimit të  ish-ministrit të Financave  pritet të rrisë  pasiguritë te qytetarët dhe të ulë edhe më shumë investimet.

“Atëherë qoftë individët ,qoftë familjet qoftë biznesi reduktojnë konsumin dhe investimin e tyre çka do të thotë që vonojnë ringritjen e ekonomisë  dhe kjo humbje e parasë në ekonomi nga reduktimi i konsumit  dhe investimit privat nuk kompesohet dot nga asnjë rritje e deficitit apo borxhit,kështu që impakti negativ që ka  kriza politike te rritja e pasigurisë për të ardhmen , mesazhi negativ për mos çeljen e negociatave në BE e vret shpresën e perspektivën pozitive dhe zgjat krizën  ndërmjet  papunësisë dhe varfërisë në rritje”.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare financiare kanë publikuar vlerësime të zymta persa i përket ecurisë së ekonomisë në Shqipëri  e cila pritet të tkurret deri në -9%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!