Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca këtë të enjte ka shprehur keqardhje që ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 5 tetor pa kompromisin e të gjitha palëve.
Në deklaratën e tij para Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian Soreca, theksoi se ndryshimet në kodin Zgjedhor kanë mundësuar plotësimin e një prej kushteve të Shqipërisë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Ambasadori theksoi se dialogu politik në Shqipëri duhet të përmirësohet.
”Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit” tha Soreca.e.su./abcnews.al