Marrëdhënia me Neymar, Cavani: Mendojmë ndryshe, por ndihmonim njëri-tjetrin

schedule13:44 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:44 - 8 Tetor, 2020

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, është rikthyer të flasë për periudhën e tij tek PSG. Kujtojmë që uruguaiani iu bashkua “Djajve të Kuq” vetëm në ditën e fundit të merkatos si një lojtar i lirë. Cavani e mbylli aventurën tek francezët që në muajin qershor, madje si golashënuesi më i mirë në historinë e tyre.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe fati deshte që ai të përballej sërish me ish-klubin e tij. 33-vjeçari mund të debutojë pikërisht kundër PSG-së në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Gjatë një intervistë për “SPORT”, Cavani flet më shumë rreth marrëdhënies së tij me Neymar gjatë kohës së tij tek klubi francez.

“Unë dhe Neymar jemi shumë të ndryshëm. Nuk kemi shumë gjëra të përbashkta si dhe mendojmë në mënyrë të ndryshme. Megjiathë kjo nuk na pengon ne që të bashkëpunonim në fushë. Në grupin e lojtarëve nuk mund të jemi të gjithë shokë e vëllezër. Ajo që ka rëndësi është që ne e ndihmonim dhe vraponim për njëri-tjetrin në fushë,” mbyll Cavani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!