Kristen Stewart e emocionuar që do interpretojë princeshën: S’dua thjesht të luaj Lady Diana-n

schedule14:02 - 8 Tetor, 2020

schedule 14:02 - 8 Tetor, 2020

Pak kohë më parë u njoftua se pritet të nisin xhirimet e një filmi rreth jetës së Lady Dianës. Filmi mban titullin “Spencer”, ndërkohë që roli kryesor i është besuar aktores së famshme të Twilight, Kristen Stewart. Aktorja ka folur së fundmi për këtë rol mjaft të rëndësishëm.

Në një intervistë për “InStyle”, 30-vjeçarja ka rrëfyer se nuk ka qenë kaq e ngazëllyer, ndërsa tregoi sesa e vështirë ka qenë të imitonte theksin britanik të Dianës. “Theksi më tremb si ferri, sepse njerëzit e dinë atë zë që është kaq i veçantë. Po punoj tani me trajnerin tim të dialektit“, tha aktorja.

shfaqje speciale e tifozëve për arritjet "nën ujë" të dhelprave të shekullit të 20-të

“Përsa i përket hulumtimit, po e mbaroj gjithë materialin e biografisë para se të bëj filmin. Është një nga historitë më të dhimbshme që ekziston dhe nuk dua thjesht të luaj Lady Diana-n. Dua ta njoh atë në detaje. Nuk kam qenë kurrë më e emocionuar për ndonjë rol sesa kësaj here”, shtoi ajo.

Spencer përfshin ngjarjet e fillim viteve ’90, i cili flet për vendimin e Dianës për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles dhe për t’u shkëputur nga familja mbretërore. Në qershor, drejtuesi i filmit Pablo Larraín shprehu kënaqësinë për përzgjedhjen e Stewart për rolin kryesor. xh.d/abcnews.al