Katër persona në Tiranë janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Njofton se është arrestuar 37 vjeçari A.M., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë. Po ashtu, në pranga u vu edhe 60-vjeçari V.B., i cili ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar R.B., 21 vjeç dhe F.Gj., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/