Real Madrid merr një tjetër lajm të keq. Dëmtimet janë kthyer në makth na kampin e kampionëve të Spanjës. I fundit që është dëmtuar është portieri Thibaut Courtois, i cili po zhvillonte paraqitje fantastike në këtë fillim sezoni.
Belgu ishte i grumbulluar me kombëtaren e tij dhe së fundmi ka lënë grumbullimin. Momentalisht nuk ka informacione për shkallën e dëmtimit të portierit, por ajo që është e sigurt është se nuk do të jetë në dispozicion të Belgjikës për ndeshjet kundër Anglisë dhe Islandës në Nations League, sikurse edhe në miqësoren e sotme ndaj Bregut të Fildishtë.
UPDATE: @thibautcourtois will be leaving the camp after his medical check-up. He is not fit to play.
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) October 8, 2020
Te Reali shpresojnë që Courtois të mos ketë diçka serioze, pasi më parë janë dëmtuar edhe lojtarë të tjerë si Dany Carvahal, Alvaro Odriozola dhe Eden Hazard. /abcnews.al