Sarri-Juventus, miku i vjetër i trajnerit zbulon prapaskenën e fundit

schedule09:59 - 8 Tetor, 2020

schedule 09:59 - 8 Tetor, 2020

Aurelio Virgili, mik i vjet i Maurizio Sarri, ka zbuluar se trajneri është në bisedime me Juventusin për të ndërprerë kontratën. Bardhezinjtë e shkarkuan teknikun pas eliminimit nga Champions League, por kanë një marrëveshje që duhet ta respektojnë dhe që u shkakton humbje në aspektin financiar.

Virgili tregon edhe një dëshirë që ai ka: “Kur isha herën e fundit në shtëpinë e Maurizo, nuk e pashë se ku e vendosi medaljen e titullit. Gjithsesi i dhashë një shishe të personalizuar, që i dedikohet atij triumfi.

Unë, si çdo tifoz i Fiorentinës – pavarësisht se kam respekt maksimal për Beppe Iachini – kam një ëndërr që Maurizio të drejtojë në Firenze. Ta shoh atë të triumfoje me Fiorentinën do të ishte gjëja më e bukur”.

“Rikthimi në pankinë? Mendoj se shpresoj që ai do të rikthehet para Krishtlindjeve. Me Juventusin, përkundër gjërave që janë thënë, nuk ka luftuar. Kjo tregohet edhe nga fakti që ata janë duke biseduar për të ndërprerë kontratën.

Palët po kërkojnë një marrëveshje të kënaqshme dhe që i jep lirinë Maurizios të ndihet i lirë për të drejtuar një ekip tjetër dhe Juventusi nga ana tjetër të kursejë para”, tregon Virgili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!