Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi do të karakterizohet me një mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme, të cilat pësojnë zhvillim dhe sjellin shira afat-shkurtër.
Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë ndjeshëm kushtet atmosferike në vend duke ri-kthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë e duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Deri pasdite i gjithë territori i Kosovës mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve afat-shkurtra të shiut. Vetëm mbrëmja përmirëson ndjeshëm motin.
Maqedonia e Veriut
Mot i vranët dhe shira mbizotërojnë kushtet e motit deri në pasdite në territorin e MV. Parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike vetëm gjatë orëve të vona të pasdites.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e Evropës do të përfshihet nga mot i kthjellët dhe vranësira
kalimtare, Ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Evropën Jugperëndimore.
Ndërsa më vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm mbetet Evropën veriore. Po ashtu rrebeshe shiu mbizotërojnë brigjet e detit të zi dhe pjesërisht Ballkanin perëndimor./abcnews.al/