Moderatorja e ëmbël, Klea Huta, u bë nënë për herë të parë në muajin qershor të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Krid.
Klea ndan shpeshherë foto me vogëlushin dhe eksperiencat si nënë e re.
Ndërsa, së fundmi moderatorja ka ndarë një moment të të birit me Elgitin, duke treguar se i vogli i ka ngjarë babit artist.
“Artist si babi, por dhe mami nuk është keq. Bota ime”, ka shkruar Klea krah postimit ku Elgiti shfaqet i qeshur me Kridin në studio. l.k/abcnews.al