Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë të mërkurë i ka dërguar një letër falenderimi Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit.
Trump në këtë letër ka falënderuar presidentin serb për punën e tij drejt arritjes së paqes përfundimtare dhe mirëqenies në Ballkan.
Ndër të tjera Trump në letrën e tij falenderon Vuçiç për “Monedhën e Artë” dhe që m’u bashkuat në Shtëpinë e Bardhë në punën drejt arritjes së paqes dhe prosperitetit në Ballkan.
“Përzemërsisht e vlerësoj kurajën tuaj të jashtëzakonshme në nisjen e normalizimit ekonomik të marrëdhënieve me Kosovën dhe qasjen e vazhdimit të krijimit të një rajoni më të sigurt, prosperues dhe të fortë”, shkruan Trump./abcnews.al