Meta takon Varhelyin: Do rikthej për rishqyrtim Kodin Zgjedhor, pushteti të kthehet tek 5 qershori

schedule20:46 - 7 Tetor, 2020

schedule 20:46 - 7 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta është takuar këtë të mërkurë me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Me ta thekson se në këtë takim e ka falenderuar komisionerin për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë.

Ndërkohë kreu i shtetit thekson se e ka informuar komisionerin se do të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu Meta në reagimin e tij thekson se në këtë takim ka thënë se 25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendi.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.

25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendi”, shkruan Meta.e.su./abcnews.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3421167311262851/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!