Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka përfunduar takimin me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi në selinë blu ka zgjatur pak minuta.
Varhelyi ishte sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Fillimisht komisionari i Zgjerimit mbajti fjalën e tij në Kuvend, më pas zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pati edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku fli për reformat si dhe planin ekonomik të BE.
LEXO EDHE: Plani ekonomik, Oliver Varhelyi: E kemi ndërtuar pasi dëgjuam kërkesat e vendeve të rajonit
Para se të shkonte në zyrën e Bashës, Varhelyi zhvilloi një takim edhe me kreun e Shtetit, Ilir Meta. g.v/abcnews.al

